Sonte pranë kampit të KFOR-it turk në Prizren janë parë mjete artilerie të ushtrisë së Turqisë. Prania e tyre po interpretohet si pjesë e përgatitjeve për rotacionin e radhës në misionin e NATO-s në Kosovë.
Turqia pritet që shumë shpejt të marrë sërish komandën e KFOR-it, duke theksuar rolin e saj të rëndësishëm në kuadër të aleancës dhe stabilitetit në Kosovë.
Ankaraja është një nga kontribueset më të mëdha me trupa në KFOR dhe tash e dy dekada është pjesë aktive e misionit të NATO-s për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Prania e mjeteve ushtarake pranë kampit në Prizren shihet si sinjal i angazhimit të Turqisë për të forcuar prezencën e saj në kuadër të operacioneve paqeruajtëse.