Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KRU “Prishtina”,ka bërë të ditur se ka rënë niveli i ujit në liqenin e Badocit e Batllavës.
Ajo , në emisionin “Fol me Arin”, tha se liqeni i Badocit është më i vështirë për t’u mbushur sesa ai i Batllavës, transmeton Klankosova.tv.
Megjithëse, sipas Mjekut, edhe pse ka rënë niveli i ujit, të dy liqet nuk janë keq dhe garantojnë ujë 24/7 deri në fund të vitit.
Mjeku nuk përjashton se disa vende mund të mbesin pa ujë, pasi sipas saj ka kyçje ilegale nëpër këto zona.
“Kyçjet ilegale rëndojnë më shumë grumbullimin me ujë, dhe nuk ka vetëdijësim lidhur me këtë. Jemi në terren për të gjetur këta persona, sepse vjedhja e ujit dënohet me ligjet e Kosovës deri në tri vjet”, u shpreh tutje ajo.
The post Mjeku: Vjedhja e ujit, burgim deri në tri vjet appeared first on Klan Kosova.