Mjekja Dollenberg kundërshton Trumpin: Paracetamoli nuk lidhet me autizmin (VIDEO)

Mjekja Dollenberg kundërshton Trumpin: Paracetamoli nuk lidhet me autizmin (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga gratë shtatzëna të mos përdorin ilaçin Tylenol (paracetamol), duke pretenduar se mund të shkaktojë autizëm te fëmijët.

Por ky pohim është hedhur poshtë menjëherë nga mjekët dhe shkencëtarët.

Në emisionin “Ora 7″ në Klan Kosova, mjekja Aurora Dollenberg ka sqaruar se nuk ekziston asnjë provë shkencore që e lidh përdorimin e paracetamolit me autizmin.

“Paracetamoli është një nga medikamentet më të preferuara dhe zgjedhja e parë kur bëhet fjalë për virozat apo gripin e thjeshtë tek fëmijët. I vetmi kujdes që duhet të kenë ata që e përdorin rregullisht është se personat me probleme në mëlçi nuk lejohet ta përdorin shpesh”,  tha ajo.

Dollenberg theksoi se autizmi lidhet me faktorë të tjerë dhe jo me përdorimin e këtij ilaçi.

Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese:

The post Mjekja Dollenberg kundërshton Trumpin: Paracetamoli nuk lidhet me autizmin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.