Mitrovica këtë javë bëhet epiqendra e teatrit, ku nga data 15 deri më 19 shtator mbahet edicioni i 15-të i MittrixFest – një festival që sjell në një skenë trupa teatrore nga qytete të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Për pesë netë me radhë, publiku do të ketë mundësinë të shijojë shfaqje të veçanta, të cilat premtojnë emocione, të qeshura dhe reflektime përmes artit skenik.
Programi i shfaqjeve:
– 15 Shtator – “Kontesha Arduini” (Teatri i Qytetit “Muharrem Qena” – Mitrovicë)
– 16 Shtator – “Anima Mea (Shpirti Im)” (Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” – Gjakovë)
– 17 Shtator – “God Bless America” (Teatri i Qytetit – Gjilan)
– 18 Shtator – “Dredhit’ e Patukut” (Teatri i Qytetit – Tetovë)
– 19 Shtator – “Një Dorëzim” (Teatri i Qytetit – Preshevë)
Të gjitha shfaqjet do të fillojnë në orën 20:00.
Festivali mbahet në Mitrovicë, duke sjellë një atmosferë unike që bashkon kulturën, humorin dhe artin në një skenë.
Organizatorët premtojnë surpriza të tjera përgjatë javës, duke e bërë këtë edicion të MittrixFest XV një përvojë të paharrueshme për publikun e artit skenik. /Telegrafi/