Një lajm jashtëzakonisht i mirë vjen për studentët mitrovicas.
Komuna tashmë i ka ndarë 300 bursa.
Kështu njoftoi korrespodenti i Klan Kosovës nga ky qytet, Urall Boshnjaku.
Ai tha se gjatë qeverisjes së Bedri Hamzës, numri i bursave u rrit për 500 për qind.
“Në vitin 2021 janë ndarë 50 bursa, kurse tani 300 bursa. Pra, fillimisht 50 për t’u ngritur në 75, pastaj 180, pastaj 230, gjersa tani 300 bursa komunale, që nënkupton një rritje prej 500 për qind ndër vite”, deklaroi ai.
The post Mitrovicë: Për katër vjet numri i bursave studentore u rritën për 500% (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.