Dy persona janë arrestuar të hënën në mbrëmje në Mitrovicën e Jugut, pas një përleshjeje fizike ku dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri.
Rasti është raportuar më 30 qershor 2025, rreth orës 20:08, në rrugën “Nysret Musa”.
Sipas raportit të policisë, në ngjarje janë përfshirë disa persona, ndërsa pas intervenimit të njësive policore, janë arrestuar dy të dyshuar, njofton Klankosova.tv.
Gjatë kontrollit ndaj tyre, policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie me dhjetë fishekë, si dhe rreth 190 fishekë të tjerë të llojeve të ndryshme.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.
The post Mitrovicë: Dy të arrestuar pas një rrahjeje ku dyshohet se pati të shtëna edhe me armë zjarri appeared first on Klan Kosova.