Misioni i OSBE-së në Kosovë ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut në 26-vjetorin e saj.
Në profilin zyrtar, misioni i OSBE-së thotë se ky përvjetor ua kujton përgjegjësinë tonë kolektive për t’u përballur me të kaluarën në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.
“Sot shënohet 26 vjetori i masakrës së Reçakut. Ne nderojmë viktimat dhe njohim humbjen e thellë që pësuan familjet e tyre. Ky përvjetor na kujton përgjegjësinë tonë kolektive për t’u përballur me të kaluarën në kërkim të një të ardhmeje më të mirë”, thuhet në postim, njofton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>