Skuadra e Dritës arriti fitore minimale 1:0 ndaj Llapit dhe siguruan titullin kampion në Superligën e Kosovës.
Lojtarët e klubit nga Gjilani janë duke festuar titullin kampion në një lokal, shkruan Indeksonline
Në fotot e publikuara shihet se si lojtarët janë duke përdorur alkool, cigare dhe ‘snus’.
Kujtojmë që ende ka xhiro për t’u zhvilluar në Superligë, deri në fund të sezonit. Por, Drita tashmë e ka siguruar titullin edhe matematikisht./Indeksonline/
