“Mirëmëngjesi me flamurin gjigand…”, kryeministri shqiptar uron Kosovën pas fitores historike ndaj Suedisë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me entuziazëm pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Suedisë mbrëmjen e së hënës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka përshëndetur këtë arritje historike të “Dardanëve”, duke e shoqëruar urimin me një mesazh simbolik dhe plot emocione.

“MIRËMËNGJES dhe me flamurin gjigand që i priu mbrëmë fitores historike të Kosovës në fushën e Suedisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama, duke e ndarë postimin me një video të tifozëve kosovarë që valëvisnin flamurin kombëtar shqiptar në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/