MIRË SE ERDHE NË MAKINË

MIRË SE ERDHE NË MAKINË

Nga: Roger Waters (Pink Floyd, kënga Welcome to the Machine, albumi Wish You Were Here, 1975)
Përktheu: Besnik Hamiti

Mirë se erdhe, bir,
Mirë se erdhe në makinë
Ku je kanë?
Ani de, na e dimë ku je kanë


Je kanë mbrenda sistemit, tue kalue kohën
Ke pasë lodra me u argëtue e libra me u mësue
E bleve kitarën veç me ia nxi jetën nanës
S’ta deshti shkollën, por s’të bân budallë kurrkush
Prandaj, mirë se erdhe në makinë

Mirë se erdhe, bir
Mirë se erdhe në makinë
Çka ke pa n’andërr?
Ani de, na t’kem kallxue çka me andrrue

Andrrove një yll të madh
Që luejke çmendun në kitarë
Gjithmonë hante në Steak Bar
E shetitke udhëve me Jaguar.

VIDEO: WELCOME TO THE MACHINE

__________

Lexo po ashtu: