Emisioni Prive Klan Kosova nuk i ik asgjë, kësaj radhe nuk i iki as edhe një dasmë që u mendua të mbahet në fshehtësi.
Bëhet fjalë për ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, dhe gruan e tij, Elmedinën.
Pos dasmës, Prive Klan Kosovës, nuk u iku as momenti kur çifti i ri kishte bërë fotografit e dasmës në një studio në kryeqytet.
Me të përfunduar fotosesioni ekipi i Prive Klan Kosova shkoi edhe në dasmë, duke sjellë momente të hareshme nga dasma e çiftit.
Aty këndoi shoku dhe kolegu i Mirdonit, Ard Gashi. Në mesin e shumë fytyrave të njohura që ishin të ftuar u vërejtën edhe ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa dhe Vullneti.
Ãifti u shprehën të lumtur për kurorëzimin dhe dasmën që bënë, për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>