Miratohet vendimi për shpronësim të pronave që pengojnë në zgjerimin sipërfaqësor të KEK-ut

Miratohet vendimi për shpronësim të pronave që pengojnë në zgjerimin sipërfaqësor të KEK-ut

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, është miratuar vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme, të cilat sipas qeverisë, prekin në realizimin e zgjerimit sipërfaqësor për eksplantim të thëngjillit, për prodhim të energjisë elektrike e nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Me miratimin e këtij vendimi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo lejon KEK-un të zgjerojë punën e tij, transmeton Klankosova.tv.

Ky vendim u miratua pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

The post Miratohet vendimi për shpronësim të pronave që pengojnë në zgjerimin sipërfaqësor të KEK-ut appeared first on Klan Kosova.