Miratimi i buxheteve komunale, Asociacioni i Komunave me kërkesë për shtyrjen e afatit

Miratimi i buxheteve komunale, Asociacioni i Komunave me kërkesë për shtyrjen e afatit

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka dërguar kërkesë ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026.

Në kërkesë, ky asociacion thotë se sipas dispozitave ligjore aktuale, komunat janë të obliguara që deri më 30 shtator 2025 të miratojnë buxhetet e tyre për vitin fiskal 2026 në Kuvendet Komunale dhe më pas t’i dorëzojnë ato në ministrinë e Financave, transmeton Klankosova.tv

Bordi i Asociacionit të Komunave thekson se duke marrë parasysh që prej datës 13 shtator fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale, ndodhen para një situate të veçantë.

“Shumica absolute e anëtarëve të Kuvendeve Komunale janë të angazhuar drejtpërdrejt në fushatë zgjedhore, gjë që e bën të vështirë funksionimin normal të këtyre organeve në procesin e miratimit të buxheteve”.

“Është më funksionale dhe e arsyeshme që buxhetet komunale të miratohen pas konstituimit të Kuvendeve të reja Komunale, nga institucionet e dala nga zgjedhjet lokale”.

Kjo do të mundësonte:- që buxhetet të reflektojnë prioritetet e kryetarëve të sapozgjedhur dhe

“Në këtë drejtim, Bordi i AKK-së, si organ përfaqësues i të gjitha komunave anëtare, kërkon nga Ju si Ministër në detyrë që të merrni një vendim për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026, duke mundësuar që ky proces të zhvillohet pas konstituimit të Kuvendeve të reja Komunale”, thuhet më tej në letër, transmeton Klankosova.tv.

The post Miratimi i buxheteve komunale, Asociacioni i Komunave me kërkesë për shtyrjen e afatit appeared first on Klan Kosova.