Miradije Statovci: Zëri i kujdesit dhe përkushtimit për qytetarët do të dëgjohet më 12 tetor

Miradije Statovci: Zëri i kujdesit dhe përkushtimit për qytetarët do të dëgjohet më 12 tetor

Kandidatja për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e Listës Guxo, Miradije Statovci, ka theksuar përkushtimin e saj për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit.

Në një deklaratë publike, Statovci ka kujtuar rrugëtimin e saj si Ambasadore e Paqes, Veterane e Luftës, Drejtoreshë e Poliklinikës “Galaxy”, Vullnetare gjatë pandemisë COVID-19, Psikologe klinike dhe Infermiere, duke theksuar se përvojat e saj i kanë mësuar çfarë do të thotë përkushtim ndaj njeriut dhe komunitetit.


“Të gjithë ata që më njohin, e dinë se zemra ime është gjithmonë për njerëzit. Angazhohem që çdo qytetar i Prishtinës të ketë qasje në shërbime shëndetësore më cilësore, më afër dhe me më shumë kujdes e respekt” – ka theksuar Statovci.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që më 12 tetor ta mbështesin vizionin e saj për një Prishtinë më të shëndetshme e më humane, me moton: “Voto Miradije Statovci – Nr. 21, Lista GUXO 118”.