Iniciativa “Miqtë Laburistë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor” kanë bërë të ditur se sot në Parlamentin e Britanisë së Madhe kanë organizuar një panel që diskutonte paqen, sigurinë, zhvillimin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.
Në një njoftim të lëshuar në platformën X, u falënderuan ambasadorët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi për pjesëmarrjen dhe ndarjen e vërejtjeve të tyre.
“Faleminderit edhe deputetëve të Partisë Laburiste për angazhimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme për rajonin”.
“Britania e Madhe ka një rol vendimtar për të luajtur në Ballkanin Perëndimor në një kohë pasigurie të konsiderueshme rreth të ardhmes së sigurisë evropiane”, thuhet në njoftim.
Në këtë diskutim të rëndësishëm, ambasadori kosovar Ilir Kapiti bashkëbisedoi me deputetë britanikë dhe ambasadorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi sigurinë, zhvillimin ekonomik, paqen dhe integrimin euroatlantik të rajonit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>