Thursday, April 2, 2026
spot_img
HomeLajmeMINTI gjen njehsorë të skaduar e devijime, paralajmëron gjoba ndaj KEDS-it

MINTI gjen njehsorë të skaduar e devijime, paralajmëron gjoba ndaj KEDS-it

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se pas verifikimit, ka gjetur devijime te disa prej njehsorëve elektrikë.

Sipas MINTI-t, janë zbuluar njehsorë me afat të skaduar të vlefshmërisë, devijime në datë 2-3 ditësh krahasuar me kohën reale, si dhe devijime rreth 10-11 orë me kohën reale.

Verifikimi laboratorik i njehsorëve, sipas MINTI-t është bërë nga Agjencia e Meteorologjisë së Kosovës.

MINT ka thënë se me t’u formuar komisioni verifikues ad-hoc janë pranuar gjatë dy ditëve të fundit 209 ankesa.

Kjo ministri njoftuar se do të kërkojë nga ZRRE të marrë masa konform devijimeve të konstatuara, ndërsa ka bërë të ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do t’i shqiptojë gjobë KEDS-it për çdo gjetje që lidhet me afatin e skaduar të njehsorëve. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT