Ministrja e Arsimit e Maqedonisë së Veriut, Vesna Janevska, u përplas me gazetarët dhe profesorët gjatë një debati në Universitetin e Tetovës, duke kërkuar që ata të flisnin vetëm maqedisht, pasi ajo nuk kuptonte shqipen.
Gazetarët sugjeruan përdorimin e një përkthyesi, por ministrja insistoi se ligji nuk e detyronte të kishte përkthyes dhe se gjuha zyrtare është maqedonishtja.
Reagime të ashpra ka pasur nga opozita shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila theksoi se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare e garantuar nga Kushtetuta dhe nuk mund të trajtohet si gjuhë komuniteti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


