Ministrja austriake për Evropë, Claudia Plakolm është takuar të hënën me presidenten, Vjosa Osmani.
Rreth këtij takimi, ministrja austriake ka shkruar gjatë ditës së sotme edhe në rrjetet sociale.
“Diskutuam rëndësinë e stabilitetit, qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Të gjitha janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në Evropë”, tha ajo në një postim ën X, transmeton Klankosova.tv.
Një ditë më parë, edhe presidentja Osmani, dha detaje për takimin që pati me ministren austriake ku pjesë e takimit ishte edhe sekretarja e shtetit slloven për Çështje Evropiane, Neva Grashiq
Mes tjerash, Osmani kërkoi përkrahjen e Austrisë dhe Sllovenisë për heqjen e masave kufizuese të BE-së.
Presidentja e Kosovës poashtu tha se shpreson se këto dy vende mike do të jenë ndër zërat më të fuqishëm për të shtyrë përpara aplikimin e Kosovës për shtet kandidat të BE-së, ashtu siç e kanë vepruar me disa shtete të rajonit më parë, transmeton Klankosova.tv.
The post Ministrja austriake flet për takimin me Osmanin appeared first on Klan Kosova.