Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Mbi 67 mijë të vrarë që nga 7 tetori

news image

Në përditësimin e saj të fundit ditor, Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, ka njoftuar se numri i viktimave në Rripin e Gazës ka arritur në 67,967 persona që nga nisja e sulmeve më 7 tetor 2023.

Sipas njoftimit të publikuar nga BBC, vetëm në 24 orët e fundit janë shtuar edhe 29 viktima të reja, përfshirë tre persona që u ndërruan jetë si pasojë e plagëve të mëparshme dhe 22 të tjerë që janë nxjerrë nga rrënojat. Përveç këtyre, katër persona u raportuan si të vrarë në sulme të reja.

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) vazhdojnë operacionet në terren dhe aktualisht kontrollojnë rreth 53% të territorit të Rripit të Gazës, sipas deklaratave të tyre. IDF thotë se veprimet ushtarake do të vazhdojnë për të mbrojtur trupat në terren.

Situata humanitare në rajon mbetet tejet e rënduar, ndërsa nuk ka shenja të një armëpushimi të afërt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/