Wednesday, April 8, 2026
spot_img
HomeLajmeMinistria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenjve

Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenjve

​Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka nxjerrë të mërkurën vendim për ndalimin e menjëhershëm të betonimit të shtretërve të lumenjve në gjithë Kosovën.

Sipas njoftimit të Ministrisë, përdorimi i betonit eliminon shkëmbimin e ujërave nëntokësore, shkatërron habitatet e florës dhe faunës, si dhe rrit shpejtësinë e rrjedhës, duke shkaktuar rrezik më të lartë nga vërshimet.

“​Ky ndalim nuk cenon kontratat ekzistuese, por kërkon përshtatjen e tyre teknike me standardet mjedisore. Duhet të garantojmë që mjetet publike të shpenzohen vetëm në projekte që mbrojnë natyrën dhe rrisin sigurinë e jetës”, u tha në njoftimin e MMPH-së.

Kjo ministri tha se mbrojtja e lumenjve është mbrojtje e jetës, biodiversitetit dhe së ardhmes. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT