Ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite, Khalid bin Salman, vizitoi në prill Teheranin dhe i dërgoi një mesazh të qartë zyrtarëve iranianë: pranojeni seriozisht ofertën e presidentit amerikan Donald Trump për të negociuar një marrëveshje bërthamore, pasi kjo është rruga për të shmangur rrezikun e një konflikti me Izraelin, shkruan Gazeta Sinjali.
Takimi u zhvillua më 17 prill në kompleksin presidencial me pjesëmarrjen e figurave të larta iraniane, përfshirë presidentin Masoud Pezeshkian dhe ministrin e Jashtëm Abbas Araqchi. Ministri saudit paralajmëroi se oferta amerikane kërkon një marrëveshje të shpejtë dhe se mundësia për zgjidhje diplomatike do të mbyllet nëse bisedimet zvarriten.
Khalid bin Salman theksoi se një marrëveshje me SHBA do të ishte më mirë se sa përballja me një sulm izraelit në rast të dështimit të bisedimeve, duke theksuar se rajoni nuk mund të përballojë përshkallëzime të reja, veçanërisht pas konfliktit në Gaza dhe Liban, transmeton Reuters.
Vizita e tij ishte e para e një anëtari të lartë të familjes mbretërore saudite në Iran në më shumë se dy dekada, duke shënuar një përpjekje për ruajtjen e paqes pas përmirësimeve të marrëdhënieve që u ndërmjetësuan nga Kina në vitin 2023.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);