E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeMinistri Peci publikon dokumentin e vitit 2019, ku u refuzua kooperativa

Ministri Peci publikon dokumentin e vitit 2019, ku u refuzua kooperativa

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar sërish pasi kooperativa bujqësore ‘Krusha’ dhe Fahrije Hoti i quajtën të pabaza deklaratat e tij të ditëve të fundit.

Peci përmes një postimi në Facebook ka publikuar dokumentin ku shkruan se në vitin 2019, kompanisë që drejton Fahrije Hoti i është refuzuar aplikimi për grant.

“Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore ‘Krusha’. Edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim s’ka përbërë lajm! E që besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend”, ka shkruar Peci.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT