E enjte, 15 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeMinistri Peci ia merr “Darkën e Lamës” presidentes, Osmani nuk ishte e...

Ministri Peci ia merr “Darkën e Lamës” presidentes, Osmani nuk ishte e pranishme

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte në Hotelin Emerald ka shtruar “Darkën e Lamës”, shkruan Kosova Post.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka theksuar rëndësinë e kësaj darke të bekuar, siç e ka quajtur ai, “në vitin më të begatë të bujqësisë”.

Sipas Ministrit Peci, kjo darkë përmbledh nderimet për Zotin dhe punën e fermerëve e frytet e bujqësisë.

Ai ka thënë se kjo traditë ka një kuptim të thellë historik, duke e lidhur atë me amanetet e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovws.

“Jemi mbledhur para kësaj darke të bekuar në vitin më të begatë të bujqësisë. Darka e Lamës përmbledh nderimet për Zotin dhe frytet dhe punën tonë. Në fund të çdo vjeshte, shqiptari i lashtë i këtij gadishulli shtronte frytet, ku shtronte një darkë, falënderonte Zotin për bereqetin dhe ekzistencën e jetës”./KosovaPost/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT