Ministri izraelit i sigurisë kombëtare i quan “terroristë” aktivistët e flotilës për Gazën

news image

Një vizitë e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, tek aktivistët e ndaluar nga autoritetet izraelite, ka nxitur reagime të shumta. Aktivistët ishin pjesë e “Flotila Globale Sumud”, një nismë ndërkombëtare që synonte të sfidonte bllokadën ndaj Gazës dhe të sillte ndihma humanitare.

Gjatë vizitës së tij në vendin e ndalimit, Ben-Gvir përdori gjuhë të ashpër, duke i cilësuar aktivistët si armiq dhe mbështetës të terrorizmit.

“Këta janë terroristët. Janë terroristë. Shikojini mirë. Janë mbështetës të vrasësve. Kanë ardhur për Gazën, për të mbështetur terroristët”, deklaroi ai.

Deklaratat e tij pasqyrojnë linjën e ashpër të qeverisë izraelite ndaj çdo përpjekjeje për të thyer bllokadën ndaj Rripit të Gazës, të cilën Izraeli e konsideron çështje sigurie kombëtare.

Nga ana tjetër, aktivistët – që përfshijnë qytetarë nga vende të ndryshme dhe organizata të të drejtave të njeriut – pretendojnë se veprimet e tyre janë paqësore dhe kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen ndaj krizës humanitare në Gaza.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të ndryshme në arenën ndërkombëtare: disa shtete dhe organizata kanë dënuar ndalimin e aktivistëve dhe kanë mbrojtur të drejtën e tyre për protestë paqësore, ndërsa të tjera kanë shprehur mbështetje për Izraelin, duke theksuar të drejtën e tij për të garantuar sigurinë kombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js