Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para vitit 2030.
Ai për gazetarët në Taromina se, përveç Shqipërisë, në unionin aktualisht 27 anëtarësh duhet të anëtarësohet edhe Mali i Zi.
“Shqipëria po i përmbush me ritme të shpejta të gjitha reformat dhe për këtë duhet të anëtarësohet në BE para vitit 2030. Ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani vlerëson progresin e Shqipërisë dhe thotë se kjo po arrihet falë vullnetit politik. Ministri i qeverisë së Melonit thotë se Italia është e gatshme të mbështesë Shqipërinë me eksperiencën e saj, kryesisht në luftën kundër korrupsionit. Brenda muajit qershor vendi ynë pritet të hapë grupkapitullin e katërt, ndërsa ambicia e qeverisë është hapja e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit”, ka thënë Tajani.
“Shtete si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Konstatoj një vullnet të mirë politik që ne të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Këto shtete duhet që të hyjnë në familjen tonë përpara vitit 2030, pastaj të flasim për Moldavinë dhe Ukrainën. Ish-Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka përmendur si objektiv vitin 2030, por unë dua që kjo të ndodhë edhe më përpara në kohë”, u shpreh Tajani.
The post Ministri i Jashtëm italian: Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para vitit 2030 appeared first on Klan Kosova.