Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani përdori vetëm një “fraksion” të fuqisë së tij në sulmin ndaj infrastrukturës energjetike në rajon.
“Arsyeja E VETME për të treguar kujdes ishte respekti për kërkesën për de-eskalim,” shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
Ai paralajmëroi se do të kishte “ZERO kufizim nëse infrastruktura jonë sulmohet përsëri” dhe po ashtu kërkoi kompensim për infrastrukturën iraniane të dëmtuar.
Our response to Israel’s attack on our infrastructure employed FRACTION of our power. The ONLY reason for restraint was respect for requested de-escalation.
ZERO restraint if our infrastructures are struck again.
Any end to this war must address damage to our civilian sites.
— Seyed Abbas Araghchi (@araghchi) March 19, 2026
Më parë, ushtria e Iranit paralajmëroi se nuk do të ndalet deri në “shkatërrimin e plotë” të infrastrukturës energjetike të rajonit nëse objektet e energjisë së Iranit do të goditeshin përsëri, duke shtuar kërcënime për një përgjigje shumë më të ashpër ndaj sulmeve të mëtejshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


