E shtunë, 1 Mars, 2025
spot_img
HomeShowbizMinistri i Jashtëm i Ukrainës vlerëson "trimërinë dhe forcën" e Zelenskyt

Ministri i Jashtëm i Ukrainës vlerëson “trimërinë dhe forcën” e Zelenskyt

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, në një postim në X thotë se Volodymyr Zelensky “ka guximin dhe forcën për të mbrojtur atë që është e drejtë”.

Ky reagim vjen pas largimit të Zelenskyt nga Shtëpia e Bardhë

“Ai qëndron për Ukrainën dhe qëllimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, vazhdon Sybiha, duke shtuar se Ukraina “ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë mirënjohëse ndaj Amerikës për mbështetjen e saj”.

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky janë përplasur sot në takim në Shtëpinë e Bardhë, ku amerikani i tha presidentit ukrainas të bëjë një marrëveshje ose “do të jemi jashtë”.

Trump më tej i tha homologut të tij ukrainas të jetë “mirënjohës” dhe e akuzoi atë për “luajtje bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498