Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, deklaroi se depërtimi i dronëve rusë në hapësirën ajrore polake javën e kaluar ishte një përpjekje për të testuar reagimin e NATO-s, pa provokuar një konflikt të plotë.
“Interesante është se të gjithë ishin të zbrazët, gjë që më bën të mendoj se Rusia ka tentuar të na testojë pa filluar një luftë,” tha Sikorski për The Guardian në Kiev.
Sikorski konfirmoi se nëse dronët do të kishin shkaktuar viktima, përgjigja e Polonisë do të ishte “shumë më e ashpër”. Ai hodhi poshtë mundësinë që incidenti të ishte një gabim teknik, siç sugjeroi Donald Trump:
“Mund të besosh se një apo dy dalin jashtë kursit, por 19 gabime brenda një nate, për shtatë orë, më falni, nuk e besoj.”
Ai gjithashtu konfirmoi se ekipet kundër-dronëve polakë do të trajnohen nga ekspertë ukrainas në një qendër stërvitore të NATO-s.
Pavarësisht kriticizmit të butë ndaj Trump, Sikorski u shpreh se shpreson që ai të “marrë Çmimin Nobel për Paqen” nëse arrin një zgjidhje të drejtë për Ukrainën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!