Tre javë më parë bëri postimin e fundit në rrjete sociale.
Dimal Basha, i emëruar së fundmi në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, nuk është parë aktiv as në Kuvend e as në dikasterin që tash e udhëheq.
Kjo u pa edhe të martën, kur Klan Kosova provoi ta kontaktojë. Për disa orë, televizioni qëndroi para objektit të Ministrisë, por Basha nuk u pa të hyjë apo të dalë nga aty. Ndërkohë, punonjësit e Ministrisë u treguan të rezervuar nëse ai po paraqitet rregullisht në zyrë.
Ende nuk dihet nëse ai e ka pranuar zyrtarisht detyrën, pasi as paraardhësi i tij, Hysen Durmishi, nuk dha sqarime lidhur me procesin e dorëzim-pranimit të pozitës.
Për opozitën, mungesa e ish-kryekuvendarit nuk është rastësi.
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, thotë se prioritet duhet të jetë detyra aktuale.
Ndiqeni kronikën në vijim:


