Një intervistë me ministrin Gjerman të Çështjeve Dixhitale, Karsten Wildberger, e zhvilluar nga një prezantues televiziv i inteligjencës artificiale, do të transmetohet të enjten.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Wildberger do të shfaqet në një program të ri kushtuar inteligjencës artificiale (IA) në transmetuesin Welt TV.
“Intervista u konceptua me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe u zhvillua nga një prezantues avatarësh”, tha Welt TV për dpa në Berlin.
“Mendoj se kjo iniciativë është e shkëlqyer. Duhet ta përdorim teknologjinë dhe ta provojmë”, ka thënë Wildberger.
“Me intervistën e parë të llojit në Gjermani me një politikan të lartë, po tregojmë se çfarë bën të mundur IA”, tha kryeredaktori i Welt, Jan Philipp Burgard.
Sipas transmetuesit, intervista do të transmetohet gjatë programit javor “AI World”, i cili i kushtohet zhvillimeve aktuale në IA, robotikë dhe teknologjitë dixhitale të së ardhmes.
“Të gjitha hapat e prodhimit, nga gjetja e temave deri te moderimi, kontrollohen nga IA”, tha transmetuesi. /Telegrafi/