E diel, 22 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ministri-arben-vitia-refuzoi-vullnetarizmin-e-doktoreshes-nga-gjermania-mergimtarja-flet-ne-diaspora-video11/Ministri Arben Vitia refuzoi vullnetarizmin e doktoreshës nga Gjermania? Mërgimtarja flet në...

https://klankosova.tv/ministri-arben-vitia-refuzoi-vullnetarizmin-e-doktoreshes-nga-gjermania-mergimtarja-flet-ne-diaspora-video11/Ministri Arben Vitia refuzoi vullnetarizmin e doktoreshës nga Gjermania? Mërgimtarja flet në “Diaspora” (VIDEO) – Klan Kosova

Mjekja Zana Luci, që është përzgjedhur drejtoreshë në repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në qytetin Lindau të Gjermanisë, ka rrëfyer rrugëtimin e saj në emision “Diaspora” në Klan Kosova.

Ndër të tjerash, ajo foli për vështirësitë dhe pengesat me të cilat u ballafaqua përderisa arriti në këtë post.

Gjatë intervistës, ajo foli edhe për shëndetësinë në Kosovë, ku tregoi se i ka ofruar direkt mbështetje vullnetarisht Ministrisë së Shëndetësisë, mirëpo të njëjtit e kanë refuzuar.

“I kam ofru Ministrisë së Shëndetësisë punë vullnetare, mirëpo nuk kam marrë ndonjë përgjigje. Ka qenë muaji dhjetor dhe unë desha vullnetarisht të vij dhe të kontribuoj në trajnime, apo edhe në aspektin operativ, mirëpo s’pati përgjigje”.

Madje, ajo tha se foli drejtërdrejtë me ministrin Arben Vitia, por që u neglizhua. Kësisoj, ajo tha se duhet të ndryshojë sistemi i shëndetësisë në Kosovë dhe se është e gatshme që të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me autoritetet kosovare, në të mirë të shëndetësisë.

46-vjeçarja, Zana Luci me prejardhje është nga Prishtina, ndërsa studimet për mjekësi i ka kryer në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë.

The post Ministri Arben Vitia refuzoi vullnetarizmin e doktoreshës nga Gjermania? Mërgimtarja flet në “Diaspora” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT