E premte, 1 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeMillosh Pleskoviq u dënua me 15 vjet, reagon motra e viktimave: “E...

Millosh Pleskoviq u dënua me 15 vjet, reagon motra e viktimave: “E din që mi ka myt vllaznit”

Millosh Pleskoviq, i njohur me nofkën “Miki”, është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte të kryera në Kosovë. Aktgjykimi u shpall sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e tre civilëve shqiptarë në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla” në Prizren, në bashkëkryerje me të tjerë. Viktimat ishin dy pjesëtarë të familjes Daçaj dhe Fatmir Bojaxhiu.

Pas shpalljes së aktgjykimit, një moment i rëndë emocional ndodhi gjatë daljes së gjykatës, transmeton Klankosova.tv.

Gazetarja Amantina Hasani që po ndjek seancën nga afër,  raportoi se motra e viktimave iu drejtua nënës së Millosh Pleskoviqit me fjalët: “Ti e din që ai mi ka myt vllaznit”, në një përballje të dhimbshme që pasoi vendimin gjyqësor.

The post Millosh Pleskoviq u dënua me 15 vjet, reagon motra e viktimave: “E din që mi ka myt vllaznit” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT