Tuesday, February 17, 2026
spot_img
HomeLajmeMilitantët vrasin 11 pjesëtarë të personelit të sigurisë e një fëmijë në...

Militantët vrasin 11 pjesëtarë të personelit të sigurisë e një fëmijë në Pakistan

Militantët përplasën një automjet të mbushur me lëndë shpërthyese në një pikë ushtarake të kontrollit në veriperëndim të Pakistanit, duke lënë të vrarë 11 pjesëtarë të personelit të sigurisë dhe një fëmijë, tha të martën ushtria pakistaneze, në kohën kur vendi po ballafaqohet me shtim të dhunës.

Gra e fëmijë kishte në mesin e shtatë të plagosurve në sulmin e së hënës në distriktin Bajur, i cili shtrihet përgjatë kufirin me Afganistanin, tha ushtria pakistaneze, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Militantët e drejtuan automjetin deri në murin e pikës së kontrollit, pasi forcat e sigurisë e bllokuan përpjekjen e tyre për të hyrë në një kompleks banimi për ushtarë, tha ushtria, duke shtuar se 12 sulmues u vranë gjatë përpjekjeve për të ikur nga vendi i ngjarjes.

Talibanët pakistanezë, të njohur edhe si Tehreek-e-Taliban Pakistan, e morën përgjegjësinë për sulmin.

Ky grup ka zhvilluar luftime kundër autoriteteve shtetërore që nga viti 2007 në përpjekje për ta zbatuar qeverisjen islame sipas interpretimit të vet në shtetin me shumicë myslimane.

Pakistani e fajëson Afganistanin se u ofron strehë të sigurt militantëve, akuzë që është mohuar vazhdimisht nga qeveria e talibanëve në Kabul.

Një shpërthim i rrallë në një xhami në kryeqytetin Islamabad më herët këtë muaj la të vrarë më shumë se 30 njerëz gjatë lutjeve të së premtes. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë ISIS-i, duke e shtuar frikën se Pakistani mund të jetë duke u ballafaquar me rishfaqjen e militantëve në disa fronte.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT