Tuesday, January 27, 2026
spot_img
HomeLajme“Milici që vret”: Zemërim në Itali pas lajmit se SHBA do të...

“Milici që vret”: Zemërim në Itali pas lajmit se SHBA do të dërgojë agjentë të ICE-së në Olimpiadën Dimërore

Agjencia amerikane e migrimit, oficerët e të cilës kanë qenë të përfshirë në dy raste fatale të të shtënave në Minneapolis, ka thënë se do të dërgojë agjentë për t’i mbështetur operacionet amerikane të sigurisë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat do të fillojnë në Itali më 6 shkurt.

Konfirmimi i rolit të kësaj agjencie erdhi nga Zbatimi për Migrim dhe Dogana (ICE), pasi raportimet nxitën alarm e zemërim në Itali, raporton televizioni BBC.

“Kjo është një milici që vret… natyrisht se nuk janë të mirëpritur në Milano” – tha të martën kryetari i qytetit të famshëm, Beppe Sala.

Një zëdhënës i ICE-së theksoi se “të gjitha operacionet e sigurisë mbeten nën autoritetin italian”.

Burimet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Romë më herët u kishin shpjeguar mediave italiane se agjenci të ndryshme federale kishin punuar gjatë lojërave të ndryshme në të kaluarën, edhe pse nuk ishte e qartë nëse aty kishte marrë pjesë edhe vetë ICE-ja.

Në deklaratën e kësaj agjencie të martën shpjegohet se “Hetimet për Sigurinë e Atdheut (HSI) të ICE-së do ta mbështesin Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit si dhe vendin nikoqir për t’i analizuar dhe luftuar rreziqet nga organizatat kriminale transnacionale”.

Ministri i Punëve të Brendshme i Italisë, Matteo Piantedosi, fillimisht ishte dukur sikur nuk ishte i vetëdijshëm se zyrtarët amerikan të migrimit do të vinin në Olimpiadën Milan – Cortina dhe tha se edhe nëse ata do të vijnë, delegacionit e huaja mund ta zgjedhin sigurimin e vet, duke shtuar: “Nuk po shoh se cili është problemi dhe kjo është shumë normale.”

Guvernatori i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, u mundua që ta qetësonte situatën, duke sugjeruar se agjentët e ICE-se do të dislokohen në Itali për t’i mbrojtur dy zyrtarë të lartë amerikanë – nënpresidentin JD Vance dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Kundështarët politikë të kryeministres Giorgia Meloni, si senatorja e partisë Pesë Yjet, Barbara Floridia, paralajmëruan se heshjta e vazhdueshme e Qeverisë për këtë çështje do të jetë “një dëshmi tjetër e frikës dhe servilizmit ndaj Donald Trumpit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT