E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizMilani shënoi dy herë në pjesën e parë, por Lecce po fiton...

Milani shënoi dy herë në pjesën e parë, por Lecce po fiton 1-0

Të parët që shënuan ishin mysafirët, por 1-0 po avancojnë vendasit.

Goli i meksikanit të Milanit, Santiago Tomas Gimenez, që në minutin e parë, u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Por krejtësisht i rregullt qe realizimi i malazezit, Nikola Krstovic, kur pas shtatë minutave lojë, ngriti në këmbë tifozët e Lecces në “Stadio Via del Mare”, raporton Klankosova.tv.

“Rossonerët” sërish e tundën rrjetën e kundërshtarit, pas çerek ore lojë dhe përsëri pozita e Matteo Gabbias nuk ishte e rregullt.

Deri në fund të pjesës së parë, gola s’pati më, pos një kartoni të verdhë për shqiptarin, Medon Berisha dhe një tjetër për trajnerin e “Kuqz e Zinjëve”, portugezin Sergio Conceicao.

Ky i fundit nuk priti shumë për të ndryshuar gjërat në fushë, dhe që në startin e fraksionit të dytë, e inkuadroi në lojë patriotin e tij, Rafael Leao, që zuri vendin e Alejandro Jimenez, njofton Klankosova.tv.

Lecce është duke luftuar me krejt forcat për të mbetur në elitën italiane të futbollit edhe për edicionin e ardhshëm, kurse Milan po e kërkon zonën evropiane.

Ky duel po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, ArtMotion!

Ndërkohë tri ndeshjet e para të xhiros së 28-të në Serie A, u mbyllen pa prodhuar një fitues.

Cagliari 1-1 Genoa, Parma 2-2 Torino dhe Como 1-1 Venezia.

Kampionati elitar i futbollit italian, Serie A, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion!

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT