18:26 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Gj. Sh
Skuadra italiane, Milan vitin e kaluar morri një inciativë interesante.
Kuqezinjtë më 11 maj të vitit 2024, në ndeshjen ndaj Cagliarit, luajtën me fanella speciale, duke ndryshuar emrat e lojtarëve në fanellat e tyre, shkruan IndeksOnline.
Ata ndryshuan fanellat nga mbiemri i babait të tyre për të përfaqësuar atë të nënave të tyre.
Këtë inciativë Milani e ka marr edhe këtë vit, ku me fanella të ngjasjshme do të luaj ndeshjen e nesërme ndaj Bolognas, e kjo u përkrah edhe nga skuadra mysafire.
Për shembull, në rastin e lojtarëve të Milanit, klubit që drejton këtë nismë, Rafael Leao do ta ketë të shkruar në fanell mbiemrin Conceiçao, Christian Harlow ( Pulisic ), Tijjani Lekatompessy ( Reijnders ), Mike Yolene ( Maignan ) dhe Theo Laurence ( Hernandez ).
Kjo nuk është vetëm për Ditën e Nënës, pasi shënon edhe përvjetorin e një ndryshimi në ligjin italian të vendosur nga Gjykata Kushtetuese në prill të vitit 2022.
U konsiderua jokushtetuese që një fëmije t’i jepej automatikisht mbiemri i babait në letrat zyrtare, kështu që të dy prindërit duhej të binin dakord për mbiemrin e dhënë në lindje./IndeksOnline/