14:30 / E Diele, 27 Prill 2025 / Gj. Sh
Milan nuk po dorëzohet dhe do të luftojë deri në fund për një vend që dërgon në Champions.
Kuqezinjtë sot shënuan fitore në udhëtim ndaj Venezias, me rezultat 0-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Serie A, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga qyteti i modes e nisi shumë mirë ndeshjen, ku kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë, me golin e Christian Pulisic.
Fitoren e siguroi Santiago Gimenez, në 90+6.
Me këtë fitore Milan shkon në kuotën e 54 pikëve, ndërsa Venezia po lufton për mbijetesë, duke u renditur në vendin e 19-të, me 25 pikë./IndeksOnline/