Joao Felix po kalon një periudhë për t’u harruar te Milani.
Portugezi i cili kishte një start të mirë në debutim të tij, nuk po arrin të tregojë formën e duhur deri më tani.
Dhe si pasojë Milani, nuk do të ushtrojë opsionin e blerjes për portugezin dhe ai do të kthehet te Chelsea pas përfundimit të këtij huazimi.
Deri më tani Felix, ka bërë 14 paraqitje me “Rossonerët” ku ka shënuar vetëm 1 gol dhe 1 asist./IndeksOnline/