Milani mezi fiton në Como por rikthehet në garën për zonën ‘Champions’

Milani mezi fiton në Como por rikthehet në garën për zonën 'Champions'

Plot gjashtë futbollistë të Milanit u ndëshkuan me kartonë të verdhë në duelin e sotëm kampional ndaj Comos.

Kjo tregon që “Rossonerët” me çdo kusht i dëshironin pikët maksimale në këtë takim, pasi çdo hap ‘falso’ do t’i mbante larg garës për zonën ‘Champions’.

Vendasit e morën avantazhin pas një ore lojë, përmes Assane Diao, njofton Klankosova.tv.

11 mintuta më vonë Theo Hernandez barazoi rezultatin, për t’i hapur rrugë bashkëlojtarit të tij, Rafael Leao, i cili vendosi shifrat përfundimtare.

Me 31 pikë të grumbulluara, “Kuq e Zinjtë” kapin vendin e shtatë, duke ngushtuar diferencën me Lazion e pozitës së katërt, në vetëm pesë pikë.

Nga ana tjetër Como e trajnerit Cesc Fabregas, pozicionohet e 16-ta me 19 pikë, një më shumë se Cagliari që ndodhet në zonën e rrezikut për largim nga Serie A, raporton Klankosova.tv.

Nesër me fillim në orën 20:45, kampioni aktual, Inter, ballafaqohet me Bolognan në stadiumin “Giusseppe Meazza”.

Kjo ndeshje transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!

Komentator, Andi Shabani!

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>