E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeSportMilani merr 3 pikë ndaj Empolit

Milani merr 3 pikë ndaj Empolit

Alvaro Morata e nisi e Tijjani Reijnders e bitisi.

Milan ka marr 3 pikë nga dueli kampional kundër Empolit.

Skuadra e Ardian Ismajlit nuk mundi t’u bëjë ballë “Rossonerëve”, të cilët që në minutën e 19-të treguan dhëmbët, kur sulmuesi spanjoll, realizoi për 1-0.

Alvaro Morata duke festuar golin e epërsisë ndaj Empolit

Për të treguar se pikët e plota do të mbeten në “San Siro”, një minut para se të mbyllej koha e rregullt e pjesës së parë, reprezentuesi norvegjez, Reijnders, shënoi golin e dytë për vendasit.

Me avantazh të dyfishtë, skuadra milaneze e qetë shkoi në pushimin mes dy pjesëve, raporton Klankosova.tv.

I njejti futbollist realizoi edhe për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Milan 3-0 Empoli.

Pas kësaj fitoreje, milanezët kanë 22 pikë, shtatë më pak se Napoli i vendit të parë në Serie A, i cili luan nesër si mysafir i Torinos.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498