Milani arriti një fitore bindëse 3-0 ndaj Lecces në raundin e dytë të Kupës së Italisë, duke treguar forcë dhe efikasitet në “San Siro”.
Ndeshja u lehtësua për kuqezinjtë pas kartonit të kuq të hershëm për Jamil Siebert në minutën e 18-të, që i hapi rrugë dominimit të plotë.
Santiago Gimenez shënoi golin e parë pas një harkimi të saktë nga Bartesaghi, ndërsa Christopher Nkunku realizoi me stil karakteristik për të dyfishuar epërsinë.
Në pjesën e dytë, Christian Pulisic, sapo i futur në lojë, vulosi rezultatin me golin e tretë pas një asisti nga Fofana.
Debutimet e Koni De Winter dhe Nkunku u shoqëruan me paraqitje premtuese.
Rossonerët, të cilët goditën shtyllën dhe traversën disa herë gjatë ndeshjes, treguan një potencial të madh ofensiv dhe tani do të përballen me Lazion më 3 dhjetor në raundin e 16-tave. /Telegrafi/