E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_img
HomeSportMilani i rikthimeve, fiton me përmbysje ndaj Bolognas – Indeksonline.net

Milani i rikthimeve, fiton me përmbysje ndaj Bolognas – Indeksonline.net

22:45 / E Premte, 09 Maj 2025 / Gj. Sh

Milan ka marr tre pikë të reja në Serie A, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend që dërgon në garat evropiane.

Kuqezinjtë shënuan fitore në “San Siro” ndaj Bolognas, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Skuadra mysafire kishte epërsinë, por Milan si në shumë ndeshje tjera që nga ardhja e Conceicaos, arriti ta përmbyste rezultatin.

Riccardo Orsolini shënoi golin e epërsisë për Bolognan, në minutën e 49-të.

Santiago Gimenez barazoi shifrat në minutën e 73-të, ndërsa pas gjashtë minutave, Christian Pulisic shënoi golin e epërsisë për Milanin.

Fitoren e rosonerëve e vulosi Santiago Gimenez, i cili shënoi golin e dytë personal, në 90+3.

Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 60 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë, ndërsa Bologna një pozitë më lartë, me 62 pikë./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT