Tijjani Reijnders në minutën e 16-të i dha epërsinë skuadrës së Milanit, në ballafaqimin e xhiros së 18-të në Serie A.
Megjithatë, vetëm 7 minuta zgjati gëzimi i vendasëve, pasi Roma barazoi me anë të Pablo Dybalas.
Këto dy gola rezultuan të jenë vendimtare në takimin e sotëm, pasi më rrjetat nuk u tundën.
“Rossonerët” renditen në pozitën e tetë me 27 pikë, kurse Roma ka shtatë më pak, në vendin e dhjetë, raporton Klankosova.tv.
Liga Italiane e futbollit vazhdon edhe nesër me ndeshjet e radhës, ku Como e pret Leccen e Bologna, Veronën.
Të dyja këto duele transmetohen në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.
E para nis në orën 18:30, kurse e dyta në 20:45.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>