Liga e Kampionëve është kthyer në mision thuajse të pamundur për Milanin, këtë edicion.
“Rosonerët” u mposhtën para tifozëve të tyre në “San Siro” nga Lazio, njofton Klankosova.tv
Mattia Zaccagni i dha avantazhin mysafirëve në minutën e 28-të.
Gjërat u vështirësuan edhe më shumë, kur Strahinja Pavloviq u ndëshkua me karton të 22 minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Megjithatë “Kuq e Zinjtë” e krijuan përshtypjen se do ta shmangin humbjen, kur Samuel Chukuweze barazoi shifrat, 300 sekonda para se të mbyllej koha e rregullt.
Por krejt në sekondat e fundit, shkaktuan penallti, të cilën e konkretizoi në gol spanjolli Pedro, duke i dhënë fitore kryeqytetasëve italianë me rezultat 1-2.
Pas kësaj humbje, AC Milan e shikon vetën larg zonës që dërgon sezonin e ardhshëm në UEFA Champions League.
Vetëm 41 pikë në 27 ndeshje, janë shumë pak për një ekip që synon 4 pozitat e para.
Lacianët nga ana tjetër e kanë kapur për momentin vendin e katërt, me 50 pikë të grumbulluara, por për të qëndruar aty, varen nga Juventusi që ka një më pak, por nesër e luan sfidën kundër Veronas, raporton Klankosova.tv.
Serie A, aktualisht udhëhiqet nga kampioni aktual, Inter, i cili ka 58 pikë, një më shumë se Napoli e dy më tepër se Atalanta e vendit të tretë.
The post Milani assesi të këndellet, humb prej Lazios dhe “përshëndetet” me Champions appeared first on Klan Kosova.