E martë, 6 Maj, 2025
spot_img
HomeSportMilan shpreh interesim për sulmuesin gjerman Tim Kleindienst – Indeksonline.net

Milan shpreh interesim për sulmuesin gjerman Tim Kleindienst – Indeksonline.net

Milan është në mesin e disa klubeve që janë të interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Mönchengladbach, Tim Kleindienst.

29 vjeçari ka shënuar 16 gola dhe shtatë asistime këtë sezon në Bundeslig, raporton Indeksonline.

Sulmuesi ka qenë produktiv edhe me ekipin kombëtar gjerman, duke shënuar katër gola në gjashtë paraqitjet e tij.

Mediat në itali raportojnë se vlera e tij sillet 30 deri 40 milionë.

Mbetet të shihet gjatë afatit kalimtar nëse Milan do të arrijë t’i sigurojë shërbimet e tij. /Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT