Milani e ka arritur një fitore të madhe ndaj Comos si mysafir me rezultat 2:1 në kuadër të javës së 20-të Serie A.
Pjesa e parë e loijës nuk është se solli shumë, për të dyja ekipet.
Në fillimin e pjesës së parë, Como gjeti golin me Assane Diao i cili mposhti Mike Maignan për 1:0.
Milani shtoi presionin dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 71-të, kur Theo Hernandez shënoi për 1:1.
Pas vetëm pesë minutash, kuqezinjtë arritën të marrin epërsinë, me Rafael Leaon që shënoi gol të bukur për 2:1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Milani mori një fitore të rëndësishme që e dërgon në vendin e shtatë me 31 pikë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>