Gazetari Milaim Zeka ka bërë një pretendim të fortë, duke thënë se ekzistojnë përgjime telefonike dhe ambientale që implikojnë kryeministrin Albin Kurti dhe një grup të tij në veprime të dhunshme.
Sipas Zekës, në këto përgjime përfshihen plane për sulme, dhunë dhe akte të tjera kriminale, njofton Klankosova.tv.
âAlbin Kurti ka përgjime telefonike, ka përgjime ambientale për Albin Kurtin dhe një grup të ngushtë të njerëzve, dhe unë vazhdimisht kam thënë se për këto gjëra duhet të dalë Dardan Molliqaj të flasë, dhe unë po them se në ato përgjime ambientale është i përfshirë edhe Dardani. (Janë) përgjime për të dalë për të rrahur njerëz, përgjime për të dalë me hedhë bomba nëpër kontejnerë mbeturinash, përgjime për të dalë e për të bërë akte terroristeâ, deklaroi ai në studion e âOra Shtatëâ në Klan Kosova.
Deklaratën e plotë, ndiqeni në videon vijuese:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>