E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/miku-i-kosoves-zgjidhet-nenkryetar-i-asamblese-parlamentare-te-keshillit-te-evropes/Miku i Kosovës zgjidhet nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës...

https://klankosova.tv/miku-i-kosoves-zgjidhet-nenkryetar-i-asamblese-parlamentare-te-keshillit-te-evropes/Miku i Kosovës zgjidhet nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës – Klan Kosova

Një lajm i mrekullueshëm erdhi sot nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE).

Miku i madh i Kosovës, politikani gjerman Knut Abraham, është zgjedhur nënkryetar i kësaj asambleje.

Abraham po ashtu është emëruar edhe kryetar i delegacionit gjerman në këtë institucion të rëndësishëm evropian.

Kjo u bë e ditur nga Faruk Ajeti, ambasador i Kosovës në Gjermani.

“Urime të përzemërta, Knut, për zgjedhjen tënde si Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), si dhe për emërimin tënd si kryetar i delegacionit gjerman në PACE – delegacioni më i madh në këtë institucion të rëndësishëm”, ka shkruar Ajeti.

Emërimi i z. Abraham vjen si një njohje për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe profesionalizmin në përfaqësimin e interesave demokratike të shteteve anëtare.

Ai njihet gjithashtu si mik i vërtetë dhe përkrahës i Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ky zhvillim përforcon edhe më shumë zërin demokratik brenda PACE dhe përfaqëson një hap pozitiv për bashkëpunimin parlamentar evropian.

The post Miku i Kosovës zgjidhet nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT