Mika i këndon për dashurinë, Lutfiu i dhuron puthje plot ndjenja (VIDEO)

Mika i këndon për dashurinë, Lutfiu i dhuron puthje plot ndjenja (VIDEO)

Nënkrytari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mika Bajrami-Haziri kanë rrëfyer dashurinë e tyre në “Weekend” të Klan Kosovës.

Më 14 shtator ata kremtuan 30-vjetorin e martesës, derisa çifti tha se gjatë këtyre viteve, kanë pasur si momente të bukura, ashtu edhe të vështira, transmeton Klankosova.tv.

“Ne të dy kemi energji pozitive, ndoshta këtë e kemi trashëguar edhe nga familja, dhe mundohemi me e kultivu, me e bart te të tjerët. Ne kemi pasur vite jashtëzakonisht të mira, kemi ndërtuar jetën bashkë, kemi pasur edhe momente të rënda. Me ndërtu, me e zhvillu dhe me e  mbajt [lidhjen], është diçka krejt tjetër. Ne e kemi ndërtu, e kemi ruajtur, dhe jemi duke e zhvilluar. Tash familja po rritet”, u shpreh Haziri.

Nga ana tjetër, Mika thotë se dashurinë ajo e shpreh me këngë, derisa për Luftiun thotë se fjala është vepra e tij e dashurisë.

Derisa Mika i këndoi Luftiut për ndjenjat e saja, ai i dhuroi një puthje plot ndjenja.

Por kush tha ‘të dua” i pari, cili lëshon pe më shpejtë, kuptojeni nga video e mëposhtme:

The post Mika i këndon për dashurinë, Lutfiu i dhuron puthje plot ndjenja (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.