Sunday, January 11, 2026
spot_img
HomeLajmeMijëra turistë të bllokuar në Lapland për shkak të pezullimit të fluturimeve...

Mijëra turistë të bllokuar në Lapland për shkak të pezullimit të fluturimeve nga të ftohtit

Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Lapland të Finlandës, pasi që i ftohti ka bërë që të anulohen fluturimet nga një prej aeroporteve të saj, raportoi BBC-ja.

Nisjet nga aeroporti i Kittilës në Lapland, nga ku udhëtarët do të shkonin në vende si Londra, Bristoli, Manchesteri, Parisi e Amsterdami, u anuluan të dielën pasi temperaturat shkuan deri në -35 gradë Celsius.

Problemi pritet të vazhdojë edhe të hënën, pasi agjencia meteorologjike e Finlandës parashikon temperaturë minimale prej -39 gradë Celsius. Fluturimi i parë nga Kittila është anuluar tashmë.

I ftohti ekstrem e bën të vështirë shkrirjen e akullit të aeroplanëve, ndërsa pajisjet e mirëmbajtjes dhe të furnizimit me karburant në tokë mund të ngrijnë.

Operatori i aeroportit Finavia i tha transmetuesit publik Yle se lagështia në ajër po e përkeqëson situatën pasi po krijon ngricë të rrëshqitshme.

Derisa Laplandi – i cili përfshin Norvegjinë veriore, Suedinë dhe Finlandën – është i njohur për të ftohtin dhe borën, Laplandi finlandeze zakonisht ka temperaturë mesatare dimërore prej -14°C, me rënie të herëpashershme në -30°C, sipas bordit të turizmit të vendit.

Aeroporti i Kittilës u shërben kryesisht njerëzve që dëshirojnë të udhëtojnë në vendpushimet ku mund të shohin Dritat Veriore, ndërsa aeroporti i Rovaniemit, më në jug, është destinacioni “zyrtar” për vizitorët në shtëpinë e Babagjyshit të Krishtlindjeve.

Një fluturim u anulua nga Rovaniemi të dielën.

Fluturimet thuhet se u anuluan për në dhe nga Kittila edhe të premten dhe të shtunën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT